Thursday, July 22, 2010

SHBA, Bajden: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme

WASHINGTON- Zv presidenti amerikan Xho Bajden rikonfirmoi dje mbështetjen e SHBA-së për pavarësinë e Kosovës, në prag të deklarimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës në 2008.

Në takim me kryeminsitrin Hashim Thaçi, i cili ndodhet në washington, Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden ka rikonfirmuar qëndrimin e SHBA-ve se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, informon Shtëpia e Bardhë.

Zv presidenti rikonfirmon mbështetjen e plotë të SHBA-së për një Kosovë të pavarur, demokratike, të bashkuar dhe multietnike, e ardhmja e të cilës është në institucionet europiane dhe euroatlantike”- thuhet në komunikatën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë të shpërndarë menjëherë pas takimit. Bajden gjithashtu ka nënvizuar mbështetjen e fortë të SHBA-së për pavarëisnë e Kosovës dhe integritetin e saj territorial”

24media - www.24media.me - 24ore www.24ore.co

Në takim me zëvendëspresidentin amerikan, Xho Bajden, kryeministri Thaçi ka shprehur bindjen se pas marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të fillojë një valë e re e njohjeve për shtetin e Kosovës, duke dëshmuar kështu se pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe, më shumë stabilitet dhe më shumë zhvillim për gjithë rajonin.

No comments:

Post a Comment