Thursday, July 22, 2010

Pavarësisht nga vendimi i GJND, Maqedonia s’do ndryshojë ndaj Kosovës

Published on July 21, 2010 by arianita · No Comments
Analistët dhe njohësit e zhvillimeve në Maqedoni thonë se pavarësisht nga vendimi i GJND-së, Shkupi nuk do të ndryshojë asgjë nga vendimi që ka marrë për të njohur Kosovën.

“Ajo që është bërë është bërë. Nuk ka kthim prapa, sidomos për shkak se vendimi për njohjen e Kosovës është marrë në koordinim të ngushtë me fuqitë e mëdha ndërkombëtare që janë partnerë të rëndësishëm strategjik të Maqedonisë”, deklaroi Slagjan Penev, drejtori i Forumit dhe Qendrës për Studime Strategjike.

24media.me - 24ore.co

No comments:

Post a Comment