Policia e Klinës ka gjetur armë ilegale në shtëpinë e kolegut të tyre F.M, që shërben në Stacionin e Policisë Qendra në Prishtinë, njofton Policia në Klinë. Gjetja dhe konfiskimi i këtyre armeve dhe pajisjeve tjera ilegale ka ndodhur pas një bastisje në një shtëpi private, të hënën në mëngjes, rreth orës 8:30 min. Rasti konfirmohet nga komandanti i Stacionit të Policisë në Klinë, kapiten Agron Hasanaj. Sipas tij, njësitet e Policisë së Stacionit të Klinës kanë realizuar një bastisje në një shtëpi private dhe objektet përcjellëse në fshatin Rudicë të Klinës, adresë e banimit të policit të Kosovës F.M. , punonjës në Stacionin Qendra në Prishtinë. Bastisja është realizuar pasi që policia ka pasur informata se aty gjendeshin armë ilegale. Kapiten Hasanaj tregon se gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar, armë dha pajisje të tjera ilegale, AK-47 prodhim kinez, AK-47 prodhim jugosllav e tytë vazh duese, pushkë ajrore, një sasi e municionit e kalibrave të ndryshëm (të armeve ilegale dhe legale në posedim), tri shufra të gomës dhe thikë ushtarake.
Po ashtu gjatë bastisjes janë konfiskuar përkohësisht edhe dy pushkë, për të cilat ekzistojnë lejet përkatëse për mbajtje (pushke gjuetie dhe 12 copë fishekë dhe karabinë me 6 copë fishekë). Për to do të vendoset nga autoriteti përkatës në procedure e sipër. Hasanaj, tregon se tre persona janë arrestuar për rastin dhe pas procedurave përkatëse janë lënë të lirë.
Sunday, September 26, 2010
Gjykimi i Haradinajt pas 14 dhjetorit
gjykimi i pjesshëm i Ramush Haradinajt dhe dy të bashkakuzuarve tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, do të fillojë pasi të përfundojë procedura parashqyrtuese, kurse afati i fundit për paraqitjen e shkresave para Prokurorisë dhe mbrojtjes është 14 dhjetori, i ka thënë agjencisë serbe Tanjug zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Nerma Jellaçiq.
Prokurorisë i është dhënë afati që deri më 21 tetor të paraqesë statusin e të gjithë dëshmitarëve në këtë lëndë, dëshmitarit të njohur me emrin Shefqet Kabashi, por edhe të gjithë dëshmitarëve tjerë të mbrojtur, si dhe të tregojë se a janë ata të gatshëm dhe nën cilat kushte të dëshmojnë. Pas kësaj, palët duhet të merren vesh për faktet për të cilat dakordohen dhe kjo duhet të kryhet deri më 28 tetor, kurse shkresat finale, para fillimit të gjykimit, duhet të dorëzohen deri më 30 nëntor, sa i përket Prokurorisë, si dhe deri më 14 dhjetor për ekipin e avokatëve mbrojtës.
“Gjykimi mund të fillojë vetëm pas përfilljes së të gjitha këtyre afateve. Duhet të përfundojë e tërë kjo procedurë para fillimit të gjykimit dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve”, saktësoi Jellaçiq.

Subscribe to:
Posts (Atom)